Zvicra

Zyrtare: Murat Yakin zbulon asistentin e tij për Euro 2024

Federata e Futbollit të Zvicrës ka zbuluar asistentin e ri të Murat Yakin për ndeshjet e Euro 2024.

Rolin e asistentit kryesor të trajnerit Yakin e ka marrë 50-vjeçari, Giorgio Contini.

Contini së fundmi ishte trajner te skuadra nga Superliga e Zvicrës, Grasshoppers, ku udhëhoqi klubin drejt 77 ndeshjeve dhe kishte një notë mesatare pre 1.21

50-vjeçari ka qenë trajner edhe te skuadrat tjera zvicerane, si: Lausanne-Sport, St.Gallen, Vaduz dhe Luzern (asistent).

Kujtojmë që në garë për rolin e asistentit të Komëbtarja e Zvicrës ishte edhe ish-kapiteni, Stephan Lichtsteiner, madje ai kishte mbështetje të madhe nga futbollisti shqiptar, Granit Xhaka. /Ballkani.info