Zyrtare: Mourinho zëvendëson Pochettinon në stolin e Tottenhamit

Jose Mourinho është trajner i ri në Tottenhamit.

Jose Mourinho është emëruar menaxher i ri i Tottenhamit duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon i cili u shkarkua të martën.

Ish strategu i Chelseat dhe Manchester Unitedit, Mourinho ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2022-2023, ka njoftuar klubi londinez.

“Kualiteti në skuadër dhe në akademi më bën të kënaqur”, deklaroi portugezi.

“Të punoj me këta futbollistë është diçka që më joshë”, shtoi ai. Mourinho ka qenë pa angazhim prej shkarkimit si menaxher i Manchester United në dhjetor 2018.

Ai merr skuadrën në pozitën e 14-të në Premierligë dhe pa fitore në pesë ndeshjet e fundit.