Zyrtare: Modric rinovon me Realin deri më 2022

Modric do ta veshë fanellën e Realit deri në qershor të vitit 2022. Ai do të luajë edhe sezonin e dhjetë me fanellën e Los Blancos. Gjatë nëntë sezoneve në Madrid, Luka ka arritur të fitojë 17 trofe, ka bërë 391 paraqitje dhe ka shënuar 28 gola.

Tashmë është zyrtare.

Luka Modric do të vazhdojë ta veshë fanellën e Realit të paktën edhe një sezon.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

Modric ka rinovuar për një vit më shumë kontratën, ai do të jetë 36-vjeçar në përfundim të saj.

Gjatë nëntë sezoneve në Madrid, Luka ka arritur të fitojë 17 trofe, ka bërë 391 paraqitje dhe ka shënuar 28 gola. Gjithashtu ka dhuruar edhe 54 asistime.

Luka, që nga viti 2012 me Realin, ka fituar 4 trofe të Champions League, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa të Evropës, 2 Liga, 3 Superkupa të Spanjës dhe një Kupë të Mbretit.