ZYRTARE: Mevlan Zeka largohet nga Feronikeli

Sulmuesi gjakovar, Mevlan Zeka, ka konfirmuar largimin nga ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli. 

Më poshtë postimi i plotë i Zekës:

“Përshëndetje miq,shokë,dhe futboll dashës. Duke parë që gjithmonë më uroni dhe më përkrahni,unë ndiej respekt ndaj jush, dhe dua të ju informoj se që nga data 1 gusht nuk do të jem pjesë e klubit futbollistik Feronikeli.

I falenderoj bashklojtarët me te cilët kaluam në shumë sfida së bashku dhe me një atmosferë të jashtëzakonshme ,I falenderoj tifozat Tigrat e Zi, Trajnerët, Ndihmës trajnerët, Kryesin, Presidentin Naser Ramaj ,Ekonomët, Qytetaret e Drenasit si dhe gjithë dashamirët e klubit .

Jam shumë i lumtur që me KF Feronikelin fituam gjithçka çka fitohet në futbollin Kosovar.

Të gjithë titujt e mundshëm,gjithashtu duke hyrë në historinë e klubit,dhe në garat evropiane në Champions League dhe Europa League,me paraqitje të shkelqyshme si personalisht ashtu edhe kolektivisht. Ju deshiroj shëndet dhe suksese në të ardhmen gjithë pjestarëve te Kf Feronikelit”, njoftoi Zeka.