Mërgim Mavraj është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Ingolstadt e cila militon në ligën e dytë gjermane.
Është vetë klubi i Ingolstadt që e ka zyrtarizuar mbrojtësin shqiptar në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Kapiteni Kombëtares shqiptare e mbylli vetëm pas 5 muajsh aventurën me Arisin në kampionatin grek.
Ndërkohë Mavraj ka firmos një kontratë deri në vitin 2020.
Afrimi i Mavrajt shihet si tepër cilësor pasi drejtuesit e klubit e konsiderojnë nje mbrojtës me përvojë që do të ndihmojë skuadrën për të shpëtuar nga kategoria.







