KF Vëllaznimi

Zyrtare: Megzon Visoka largohet nga KF Vëllaznimi

Skuadrat kosovare vazhdojnë të ndërrojnë trajnerë. Pas FC Suharekës edhe KF Vëllaznimi e ka larguar trajnerin e saj. Kështu Megzon Visoka nuk do të jetë më trajner i Vëllaznimit.

Klubi gjakovar ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me Visokën i cili skuadrën gjakovare e morri në fillim të këtij edicioni.

Vëllaznimi e falënderoi trajnerin për punën, teksa bëri të ditur se ndryshimet në shtabin teknik do të bëhen të ditura në ditët në vazhdim.

Pas tetë xhirove të para në Grupin A të Ligës së Parë, “Kuqezinjtë” renditen në pozitën e shtatë në tabelë me tetë pikë të grumbulluara.

Njoftimi nga klubi i Vëllaznimit (pa ndërhyrje):

“KF Vëllaznimi nga sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Megzon Visoka.

Klubi e falenderon Megzon Visoken për punën dhe angazhimin e deritanishëm në Klub, dhe njëheri i deshirojme suksese në të ardhmen.

Për ndryshimet në shtabin teknik do informoheni me kohë në ditët në vazhdim”.