Gjermani

Zyrtare: Marco Reus largohet pas 12 viteve nga Borussia Dortmundi

Epokës së Marco Reus te skuadra nga Bundesliga e Gjermanisë, Borussia Dortmundi duket se i erdhi fundi.

Anësori gjerman, ka vendosur të mos vazhdojë kontratën e BVB-në e cila i skadon këtë verë.

Kjo po që do jetë një mungesë e madhe për skuadrën dhe tifozët e këtij klubi, pasi që lojtari u çmua për besnikërinë e tij ndaj klubit.

Reus, u rikthye te Dortmundi në vitin 2012 nga Borussia Monchengladbach ku ka bërë 428 paraqitje dhe ka shënuar 168 gola dhe 128 asistime.

Ai ishte edhe kapiten i skuadrës për disa vite, duke i ndihmuar skuadrës të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve si dhe ka fitur 2 Kupa të Gjermanisë me “Verdhezinjtë” dhe tri Super Kupa.