Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe zyrtarisht i është drejtuar UEFA-s, duke kërkuar shtyrjen e ndeshjes kundër Kosovës, e paraparë të zhvillohet më 26 mars.
Kjo federatë përmes një komunikate ka bërë të ditur se sot (e mërkurë) edhe zyrtarisht i janë drejtuar UEFA-s, për të shtyrë ndeshjen kundër Kombëtares së Kosovës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.
“Në një letër drejtuar Shtepisë më të madhe të Futbollit Evropian, përveç problemit me tifozët (që janë ndaluar nga Qeveria e Maqedonisë), FM ka theksuar edhe problemin me ardhjen e lojtarëve të kombëtares nga zonat e izoluara, që kanë shfaqur prani të virusit COVID-19”, thuhet në njoftimin e FFM.
Kujtojmë se Kombëtarja e Maqedonisë ka tre lojtarë në zonat e prekura me koronavirus në Itali, ndërsa Kosova dy, Amir Rrahmanin dhe Samir Ujkanin.







