Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane është pajtuar për të nënshkruar kontratë te re me skuadrën nga Anfieldi

Sipas Goal, marrëveshja është arritur deri në vitin 2023 në Merseyside derisa gjigantët e Premier Ligës vazhdojnë që të blindojnë lojtarët e tyre.

Partnerët e Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino po ashtu kanë nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare për 12 muajt e ardhshëm dhe Jurgen Klopp dëshiron që ti siguroj yjet e tij.

Mane ju bashkua Reds nga Southamptoni në një marrëveshje prej 30 milionë funte në verën e vitit 2016 dhe që nga atë herë ai ka pasur një super formë me finalistin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Ai ka shënuar 40 gola dhe ka bërë 18 asiste në 89 ndeshje për Liverpoolin dhe ka shënuar në çdo raund, përfshirë edhe finalen e Ligës së Kampionëve vitin e kaluar.