Zyrtare: Man Utd shkarkon Solskjaerin

Tashmë është zyrtare. Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë më trajner i Manchester Unitedit.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi anglez në rrjetet sociale.

“Manchester United e konfirmon se Ole Gunnar Solskjaer e ka lënë rolin e tij si trajner. Faleminderit për gjithçka Ole”, shkroi Man Utd në Twitter.