Fiton Hajdari dhe Qlirim Avdulli nga edicioni i ri do ta veshin fanellën e Malishevës.
Malisheva ka prezantuar sot dy futbollistët kosovar në ambientet e klubit, shkruan Demokracia.com.
“Kemi kompletuar marrëveshjen për transferimin e Fiton Hajdarit nga SC Gjilani”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Klubi konfirmon nënshkrimin e marrëveshjes për transferim të Qlirim Avdullit nga FC Ulpiana”, thuhet në njoftimin e klubit.
Fiton Hajdari gjatë karrierës së tij ka luajtur në Kosovë edhe te Llapi, Trepça ’89 e Gjilani.
Qlirim Avdulli paraprakisht ka qenë pjesë e Drenicës, Ulpianës, Llapit e Arbërisë./Demokracia.com/







