Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj.

Llapi dhe portieri Kolaj kishin marrëveshje të vlefshme për dy vitet e ardhshme, megjithatë vendosën që ta ndërpresin bashkëpunimin para kohe me marrëveshje të dyanshme.

Klubi llapjan nuk ka dhënë detaje të tjera se pse erdhi deri te kjo marrëveshje për shkëputjen e kontratës.