Ish-futbollisti i njohur, Liridon Leci ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij.
Ai ka marrë drejtimin e Juniorëve të skuadrës së Flamurtarit dhe njëkohësisht do të jetë ndihmës-trajner te ekipi i parë i Flamurtarit.
Lajmi është dhënë nga skuadra kuqezi e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook.
Ja njoftimi i klubit të Flamurtarit:
“𝗟𝗶𝗿𝗶𝗱𝗼𝗻 𝗟𝗲𝗰𝗶 𝗲𝗺𝗲𝗿𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗲𝗿 𝗶 𝗝𝘂𝗻𝗷𝗼𝗿𝗲𝘃𝗲 & 𝗡𝗱𝗶𝗵𝗺𝗲𝘀 𝗻𝗲 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗲
Në kuader të ri organizimit të klubit, krahas infrastruktures po vazhdojmë të i kushtojmë rëndësi edhe aspektit profesional, në të gjitha drejtimet.
Liridon Leci, ish futbollisti i njohur i cili është edhe ndihmës trajner në ekipin e senjorëve, tani është emruar 𝘁𝗿𝗮𝗷𝗻𝗲𝗿 𝗶 𝗝𝘂𝗻𝗷𝗼𝗿𝗲𝘃𝗲.
Liridoni mbanë licencën C si trajner.
Me përvojën e tij si futbollist i dalluar, me karrierë të bujshme brenda dhe jashtë vendit, Liridoni do t’i jap vlerë të shtuar klubit si trajner i Junjorëve.
𝗗𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗟𝗶𝗿𝗶𝗱𝗼𝗻𝗶𝘁: “Klubi ka vendosur që krahas punës në ekipin e parë si ndihmes, të marr edhe drejtimin e Junjorëve, një mundësi e mirë për të avancuar klubin dhe talentët e rinj. Falënderoj klubin për besimin dhe shpresoj të e bëjmë më të miren.”
Të urojmë punë të mbarë dhe shumë suksese Liridon”, njofton klubi. /Demokracia.com







