Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi që bën gara në Ligën e Parë të Futbollit kosovar, ka prezantuar Liridon Fetahajn, si prurjen më të re.

Fetahaj rikthehet te Liria pas dy sezoneve. Ai ishte te Malisheva dhe Suhareka, së fundmi.

“Djali i qytetit, i lindur dhe rritur në zemër të Prizrenit – Liridon Fetahaj – rikthehet aty ku i takon: te klubi i zemrës”, shkruhet në postimin e klubit