ZYRTARE: LFP dënon Neymarin pas kartonit të kuq ndaj Bordos

I ndëshkuar me karton të kuq ndaj Bordeaux, të dielën në Ligue 1, Neymarit i është dhënë një ndeshje pezullimi nga komiteti disiplinor i LFP, të mërkurën.

Komiteti disiplinor i LFP e ka dhënë verdiktin e tij: Neymar nuk do të luajë ndaj Dijon në fundjavë.

Braziliani, i cili kishte marrë dy kartonë të verdhë kundër Bordo, mund të ishte sanksionuar me dy ndeshje pezullimi.

Ky vendim do të lejojë që numri i dhjetë i PSG të jetë në gjendje të luajë potencialisht dy ndeshje – me Lyon në gjysmëfinalen e Kupës së Francës, më 4 mars dhe kundër Strasbourgut në Ligue 1, 7 mars – para ndeshje kthyse në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit, 11 mars.