Zyrtare: Leo Messi është lojtar i PSG-së

Gjithçka është zyrtare tashmë. Lionel Messi do të jetë lojtar i Paris Saint-Germain për dy vite plus një vit me mundësi vazhdimi.

Përmes një videoje, PSG e prezantoi Messin si lojtarin e tyre më të ri.

Barcelona edhe pse kishte arritur një marrëveshje për të vazhduar me argjentinasin, nuk ia arriti, për shkak të një krize financiare që po kalon ky klub.

Sot Paris Saint-Germain ka arritur që ta transferojë në parametra zero një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave duke nënshkruar kontratë më të për dy vite.

Messi mund ta vazhdojë këtë kontratë edhe për një vit. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të përfitojë 35 milionë euro në vit nga kontrata e tij me PSG.

Në tërë karrierën e tij profesionale Messi ka shënuar 672 gola në 778 paraqitje si dhe ka bërë 305 asiste.