ZYRTARE: Largohet nga Real Madrid, transferohet në Bayern Munich

Bayern Munich ka konfirmuar transferimin e Alvaro Odriozolas së Real Madridit.

Mbrojtësi i djathtë, Alvaro Odriozola do të luajë te Bayern Munich në formë të huazimit deri në fund të sezonit.

24 vjeçari ka kryer me sukses testet mjekësore dhe nga sot do t’i bashkohet klubit të ri, transmeton lajmi.net.

Odriozola i ishte bashkuar Realit më 2018 nga Sociedadi dhe ka fituar Kupën e Botës për Klube në sezonin e parë. Ka edhe katër paraqitje për kombëtaren e Spanjës.

“Pas diskutimeve të brendshme, kemi arritur të përcjellim dëshirat e trajnerit Hansi Flick për përforcimin e mbrojtjes dhe vendosëm të shkonim për Alvaro Odriozolan. Jemi të lumtur për këtë transferim dhe falënderojmë Realin për bashkëpunimin”, ka thënë kryetari i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.