ZYRTARE: Largohet nga Chelsea, lojtari befason të gjithë me klubin e ri!

Victor Moses është larguar nga Chelsea për t’iu bashkuar ekipit të Fenerbahces.

Futbollisti nigerian ka kryer testet mjekësore për të kompletuar lëvizjen e tij drejt klubit të njohur turk, shkruan “Goal”.

Moses aktivizohej prej vitesh me Blutë, ku me Antonio Conten në krye ishte një ndër më të rëndësishmit në titullin e fituar në sezonin 2016/2017.

28-vjeçari prej janarit do të veshë fanellën e Fenerbahces që po kalon një periudhë të errët pasi pozicionohet në vendin e 15-të, 2 pikë më shumë se vendi i fundit të klasifikimit të Superligës turke.