Zyrtare: Lampard rikthehet në Premierligë, merr drejtimin e Evertonit

Frank Lampard është rikthyer në Premierligë, duke u zyrtarizuar si trajner i Evertonit.

Ish-mesfushori anglez ka nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin nga qyteti i Liverpool, shkruan Demokracia.com.

Lampard do të debutojë me Evertonin në takimin e FA Cup ndaj Brentfordit në “Goodison Park”.

43-vjeçari në postin e trajnerit do ta zëvendësojë Rafael Benitezin e larguar.

“Klubi i futbollit Everton mund të konfirmojë emërimin e Frank Lampard si menaxher të ri të klubit”.

“Ish-mesfushori anglez ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare e gjysmë – deri në qershor 2024 – dhe do të marrë drejtimin e Ekipit të Parë për ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup kundër Brentford në Goodison Park të shtunën më 5 shkurt”, thuhet ndër tjerash në komunikatën zyrtare të klubit anglez.