Miran Maksuti është rikthyer te klubi i Llapit nga Renova, njofton klubi nga Podujeva.
Llapi njofton përmes një postimi në Facebook se Miran Maksuti i është ribashkuar klubit në afatin kalimtar të janarit.
“Qendërsulmuesi nga Tetova ka arritur marrëveshje me kryetarin e klubit, Beqir Batatina dhe në këtë edicion do vesh fanellën bardhekaltër të Llapit”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Ky është përforcimi i tretë i Llapit, skuadrës që renditet në vendin e tretë të Ipko Superligës së Kosovës, pas transferimit të Elvis Prençin dhe Flamur Bajramin ditë më parë.
Maksuti së fundmi ishte pjesë e Renovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe tek KEK-u.







