Kampionati Botëror

Zyrtare: Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në 6 shtete

Tashmë është zyrtare, Kampionati Botëror në vitin 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete të ndryshme.

Spanja, Portugalia dhe Maroku do të jenë shtetet nikoqir të Kupës së Botës 2030, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa në Uruguaji, Argjentinë, dhe Paraguaj do të zhvillohen tre ndeshjet e para, për të shënuar 100-vjetorin e turneut.

Të gjashtë shtetet nikoqire do të kualifikoheshin automatikisht në Kupën e Botës 2030.

Kjo do të jetë turneu i parë që do të zhvillohet në më së shumti kontinente