Zyrtare: Kosovare Asllani transferohet te Real Madridi

Tashmë është zyrtarizuar nga vetë futbollistja shqiptare, që luan për Suedinë.

Futbollistja më e mirë shqiptare për momentin, Kosovare Asllani është përforcimi më i ri i Real Madridit.

CD Tacon nga viti i ardhshëm 2020/21 do të quhet Real Madrid. Ky klub ka zyrtarizuar Asllanin, e cila bëhet futbollistja e parë shqiptare që luan për klubin mbretëror.

Lojtarja shqiptare e cila shkëlqeu në Kupën e Botës, kështu bën një hap në karrierën e saj, më të madhin deri më tani.

Ajo ka luajtur për klube të njohura si PSG dhe Manchester City.

Në Suedi ajo njihet si “Zlatani femër” për shkak të aftësisë së saj teknike.