Klodian Duro do të rikthehet në futbollin kosovar pas 2 vitesh.
Ish-futbollisti, është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës së Lirisë së Prizrenit.
Liria, do të jetë skuadra e tij e tretë që do ta menaxhojë në Kosovë, pas aventurave te Feronikeli dhe Gjilani.
Mbetet të shihet se a do të jetë Duro, ai që do ta rikthejë Lirinë përsëri në Superligë.
Liria, ishte në garë për t’u rikthyer në Superligë por që u eliminua në gjysmëfinalen e barazhit nga Vushtrria./







