Zyrtare: Ismet Munishi largohet nga Prishtina

Trajnerit Ismet Munishi i ka kushtuar me humbjen e vendit të punës, disfata nga Malisheva, 1:2. Vetëm një ditë pasi FC Prishtina pësoi humbje, nga skuadra e cila lufton për mbijetesë, drejtuesit e klubit kryeqytetas morën këtë vendim.

Më posht gjeni njoftimin e postuar në faqen zyrtare të FC Prishtina në Facebook:

Faleminderit Ismet Munishi!

Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.

Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.

FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër.

Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.