Interi e ka zyrtarizuar marrëveshjen me sponsorin e ri dhe kryesor Socios.com, duke e zëvendësuar Pirellin pas plot 26 vjetëve.
Kampioni i Italisë e njoftoi të mërkurën ujdinë me kompaninë e teknologjisë përmes një komunikate për media në uebsajtin e vet.
“Interi njofton për një partneritet të madh të ri me Chiliz $CHZ. Socios.com, partneri kryesor global i fanellës zikaltër, do të bëhet një vendtakim digjital për tifozët e Interit në gjithë botën”, shkruhet në njoftimin e Interit.

Fanella e re e Interit nga sezoni i ri 2021/22 do ta mbajë emrin “$INTER FAN TOKEN by SOCIOS.COM”.
Interi pritet t’i fitojë rreth 30 milionë euro në sezon nga marrëveshjet e reja nga ky sponsor, shumë më shumë sec fitonte nga Pirelli deri tani.
📸 | PHOTOS
— Inter 🏆🇮🇹 (@Inter_en) July 21, 2021
New Season, New Skin, New Partner ⚫🔵
We're ready, what about you? 💪
👉 https://t.co/i01JXbcBMj@socios #IMMORETHANAFAN | $INTER ⚡ $CHZ pic.twitter.com/kuHJAOoJG1







