Ish-trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është trajneri më i ri i Dinamos City nga Tirana.
Sipas, Top Chanel, strategu shqiptar është zyrtarizuar tek skuadra nga kryeqyteti shqiptar, shkruan Gazeta Express.
Ai pritet të jetë nesër në stolin e “Nëndetëses” ndaj skuadrës së Partizanit.
Daja kishte qenë pjesë e Dinamos kohë më parë ku edhe u shpall kampion në sezonin 2008/09.
Pas një aventure të shkëlqyeshme tek Ballkani ku u shpall kampion për tri vite me radhë, fitoi Kupën dhe Superkupën e Kosovës.
Gjithashtu e kualifikoi Ballkanin dy herë me radhë skuadrën nga Suhareka në grupet e Conference League.
tanimë tekniku 57-vjeçar do t’i kërkoj këto suksese edhe me klubin e ri në kampionatin shqiptar.
Ilir Daja e njeh shumë mirë futbollin në Shqipëri pasi më parë ka udhëhequr skuadra të ndryshme si Besa, Tirana, Skënderbeu, Flamurtari dhe Partizani.







