Herrera edhe zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germain.

Paris Saint Germain ka njoftuar për transferimin e mesfushorit spanjoll, Anderr Herrera.

Herrera u transferua te PSG-ja si lojtar i lirë, pasi refuzoi të rinovojë kontratën me Manchester Unitedin.

?✍️? #WelcomeAnder

¡Bienvenido a Paris @AnderHerrera! ?

?? #ICICESTPARIS pic.twitter.com/SecpQloWne

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 4, 2019

Ai do ta veshë edhe te PSG-ja fanellën me numrin 21.

Me fanellën e “Djajve të Kuq”, Ander bëri 189 paraqitje (20 gola, 27 asiste) dhe ka fituar disa trofe, veçuar UEFA Europa Leaguen (2017), ku u zgjedh lojtari i finales.

“Paris Saint-Germain është klubi më i madh në Francë dhe po vazhdon të rritet dhe që luan për të fituar çdo trofe. Jam shumë i lumtur që do ta veshi këtë fanellë. Gjithashtu më pëlqen edhe qyteti, Parisi është i mrekullueshëm. Mund të ju premtoj tri gjëra; Punë, profesionalizëm dhe pasion”, tha Herrera.

Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me PSG-në, deri në qershor të vitit 2024.

loading…