Zyrtare: Gjilanit i bashkohet në ekipin e parë edhe talenti gjilanas

Gjilanit në ekipin e parë i është bashkuar edhe talenti gjilanas, Blend Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit “kuqebardhë” në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

“Nga Kombëtarja në ekipin e parë. Mirëseerdhe në shtëpi Blend Krasniqi” – ka shkruar SC Gjilani në faqen zyrtare.


Blend Krasniqi ishte pjesë edhe e Kombëtares U19 në futsall ku para pak ditësh realizoi dy gola në fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut, me ç’rast edhe u kualifikuar në “Main Round”.

Krasniqi ishte pjesë e ekipit junior të Gjilanit.