Klubi gjilanas

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me mesfushorin Qëndrim Dautaj

Qëndrim Dautaj është futbollisti më i ri i Gjilanit. Dautaj emër i njohur në futbollin kosovar, në Gjilan vie pas një edicioni të kaluar tek KF Ferizaji. Në fakt për Dautajn është një rikthim në skuadrën e Gjilanit, pasi ai para disa edicioneve ishte pjesë e Gjilanit, ku për një stinor kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit kuq e bardh të Gjilanit.

Qëndrim Dautaj, i lindur në Deçan karrieren e tijë e nisi në vendlindje me skuadrën e Deçanit ku dhe u afirmua në futbollin e Kosovës. Paraqitjet në futbollin kosovar, Dautaj i vazhdoi edhe për disa skuadra të ndryshme sikurse ajo e Besës së Pejës, Flamurtarit, Llapit e Ferizajit, skuadër nga e cila u transferua në ekipin e Gjilanit.

Pas disa problemeve shendetesore ku u penalizua nga disa dëmtime, mesfushori Dautaj rikthimin e formës se tijë e bëri me skuadrën e Ferizajit, që në “sprintin” final të kampionatit ishte lojtari kyq i ferizajasëve në fitoret, ku i siguruan mbijetesen në Superligë. Gjatë edicionit të kaluar, Qëndrim Dautaj tek Ferizaji i shënoi 6 gola dhe i realizoi 4 asistime, me ç’rast ishte dhe ndër mesfushorët më produktivë në Ipko Superligën e Kosovës.