Zyrtare: Gareth Southgate nënshkruan kontratë të re me Anglinë

Gareth Southgate ka nënshkruar kontratë të re me “tre luanët”.

Kontrate e anglezit me Kombëtaren angleze është e vlefshme deri në vitin 2022, që do të jetë Kupa e Botës në Katar, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu edhe asistenti i tij, Steve Holland, ka nënshkruar kontratë të re si shpërblim pas suksesit që kishin këta të dy në Kupën e Botës gjatë kësaj vere në Rusi.

Anglia arriti deri në gjysmëfinale të Botërorit pas 28 vjetëve për herë të parë, pastaj duke u eliminuar nga Kroacia.

“jam shumë i kënaqur për mundësinë për ta udhëhequr Kombëtaren në dy kompeticionet e ardhshme”, ka thënë Southgate.

“Kjo punë është një privilegj për mua dhe një nder i vërtetë”.

Gareth Southgate e mori rolin e trajnerit në vitin 2016, para tij trajner ishte, Sam Allardyce.