Zyrtare: Futbollisti i Kosovës, Hekuran Kryeziu bëhet me skuadër të re

Hekuran Kryeziu është bërë me skuadër të re.

Futbollisti i Kosovës edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit zviceran, Winterthur.

Me Winterthurin, Kryeziu ka nënshkruar për dy edicione.

“Ne e mirëpresim ngrohtësisht Hekuranin në Winterthur dhe i urojmë të gjitha të mirat, shumë shëndet, gëzim dhe sukses me FC”, thuhet në njoftim.