Klubi kroat

Zyrtare: Florian Kamberi, lojtar i ri i Slaven Belupos

Klubi kroat, Slaven Belupo ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Florian Kamberi, i cili transferohet si lojtar i lirë.

Kamberi mbylli aventuren e tij te Huddersfield në Angli gjatë kësaj vere dhe vetëm tani ka arritur marrëveshje me klubin e tij të ri.

Sulmuesi shqiptar do ta vazhdoj karrierën në Superligën e Kroacisë pasi është klubi Slaven Belupo, i cili ka konfirmuar transferimin e tij gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

“Florian Kamberi është lojtari i ri i Slaven Belupos. Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, i lindur më 8 mars 1995, në Lachen, ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në fund të sezonit aktual dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ferencini nga ndeshja me Rudeshin”, thuhet në njoftimin e kroatëve.

Në karrierën e tij të pasur, Kamberi mbrojti ngjyrat e Karlsruhe, Grasshoppers, St. Gallen, Winterthur, Rangers, Hibernian, Sheffield Wednesday dhe Huddersfield.

Në total, sulmuesi shqiptar ka zhvilluar deri tani 267 ndeshje dhe ka shënuar 76 gola dhe 21 asistime.

Te Slaven Belupo, Kamberi do të gjej edhe dy bashkëkombës të tij, sulmuesin Arbër Hoxha dhe mbrojtësin Bujar Pllana. /Telegrafi/