Roberto Firmino

ZYRTARE: Firmino lojtari më i mirë brazilian në ligat evropiane

Roberto Firmino e ka filluar mbarë vitin e ri kalendarik, 2019.

Ylli i Liverpool është shpallur edhe zyrtarisht lojtari më i mirë brazilian që luan në ligat evropiane.

Bobby ka pranuar çmimin “Samba Gold 2018”, duke lënë kështu mbrapa Philipe Coutinhon, Neymar dhe lojtarët e tjerë brazilian që paraqiten në Evropë, shkruan lajmi.net.

Firmino sezonin e kaluar ishte i suksesshëm edhe me skuadrën, ku preku finalen e Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu, ish anëtari i Hoffenheim ishte i jashtëzakonshëm edhe në bashkëpunim me Salah e Mane.