Zyrtare: Firmino, i gatshëm për finalen e Champions League

Roberto Firmino është i gatshëm për finalen e Champions League kundër Tottenham.

Numri nëntë i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka lënë prapa dëmtimin dhe është i gatshëm për t’u përballur me Tottenhamin të shtunën.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i “Redsave”, Jurgen Klopp, por, Klopp nuk ka treguar nëse ai do të startojë.

“Po, ai është gati. Nëse do të startojë… nëse Pochettino tregon formacionin zyrtar, atëherë do t’ju tregoj edhe unë. Nëse jo, atëherë do t’i lë disa pikëpyetje”, deklaroi Klopp në konferencë në stadiumin “Metropolitano”.

“Ai është në rregull, është stërvitur. Është këtu dhe nëse asgjë nuk ndodh nga ky moment, do të jetë në rregull”