Zyrtare: ‘Final 4’ i Ligës Ballkanike do të mbahet në Kosovë

Bordi i Ligës Ballkanike (BIBL) ka vendosur që ‘Final 4’ i kësaj gare të zhvillohet në Pejë.

Sezoni 2019/2020 në Ligën Ballkanike do të përfundojë me ‘Final 4’ që do të zhvillohet nga 31 marsi deri më 1 prill.

Bordi i Ligës Ballkanike ka vendosur që ‘Final 4’ për këtë vit të zvillohet në palestrën ‘Kargaçi’ në Pejë. Vlen të theksohet se skuadra nikoqire, KB Peja, është pretendetja kryesore për ta fituar këtë garë.

Gjithashtu, KB Peja është skuadra e vetme nga Kosova pjesë e kësaj gare, pasi që së fundmi nga garat u tërhoq KB Rahoveci.

Në njoftimin nga BIBL, thuhet se Liga Ballkanike do të ndjekë të gjitha udhëzimet që do të vijnë nga secili vend, Federatë ose FIBA, lidhur me ngjarjet sportive për shkak të situatës me koronavirusin.