Sulmuesi kosovar, Festim Alidema, e ka mbyllur karrierën e tij me klubin e Llapit dhe tani rrugëtimin e tij do ta vazhdojë te klubi i ri kroat, Slaven Belupo.

Festim Alidema ishte ndër lojtarët më mbresëlënës në sezonin e kaluar të Ipko Superligës së Kosovës, ku shkëlqeu për Llapin në 30 takime, me kontributin prej 12 golave dhe gjashtë asisteve.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slavenn Belupos. Do ta bëjë më të mirën time për ta arsyetuar besimin e njerëzve që më sollën në këtë klub”, ka thënë Alidema.

“Shpresoj t’i arrijmë synimet që i kemi para vetes. Unë erdha këtu për të shënuar gola dhe për ta ndihmuar skuadrën drejt fitoreve”.

https://www.facebook.com/nksb1907/photos/a.183504361746116/2274149229348275/?type=3&theater

Për transferimin e Alidemës te klubi kroat pati ndikim të madh ish sulmuesi i njohur, Arbër Abilaliaj.

Alidema është futbollisti i dytë që kalon nga skuadra e Llapit në kampionatin kroat. Më parë, Mirlind Daku kishte kaluar nga Llapi në Osijek.