ZYRTARE: Feronikeli luan kundër AC Milanit
Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka njoftuar se më 10 gusht të këtij viti do të zhvillojë një ndeshje me gjigantin botëror, Milanin.
Në një njoftim të shkurtër klubi duke zyrtarizuar takimin ka shkruar se detajet do të bëhen të ditura më vonë.
Në fotografinë e lajmit shihet drejtori i Feronikelit me Agron Selimin, që dikur organizonte ndeshjet për kombëtaren e Kosovës.
“Zyrtare: Feronikeli – AC Milan
10 Gusht 2019
Se jemi klub i ngjarjeve të mëdha!
Më shumë detaje, më vonë në feronikelifc.com”, ka shkruar klubi.