Trajneri i mirënjohur kosovar, Faruk Statovci është emëruar trajner i Flamurtarit.
Lajmi është zyrtarizuar sot nga klubi i Flamurtarit përmes një postimi në Facebook.
Statovci edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Phoenix dhe tash do të provojë një aventurë të re në skuadrën prishtinas.
Njoftimi i Flamurtarit
Faruk Statovci – timonier i ri i Flamurtarit
Klubi Futbollistik Flamurtari komunikon arritjen e bashkëpunimit me Faruk Statovcin për sezonin vijues.
Emërimi i Statovcit si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndër vite është vlerësuesi më i mirë për teknikun Statovci.
Fillimi i fazës pregaditore në fillim të javës që po vjen shënon edhe fillimin e etapës së Statovcit në klub.
Të gjithë në KF Flamurtari i urojnë mirëseardhje Statovcit dhe stafit të tij, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese. /Ballkani.info







