Zyrtare: Edon Zhegrova me shokë tani do drejtohen nga ish-trajneri i Romës

Ish-trajneri i Romës, Paulo Fonseca është zyrtarisht tekniku i skuadrës së Lillë në Francë, ekip ku bën pjesë edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Kampionët e sezonit të kaluar nuk arritën dot që të shkëlqenin dhe një herë këtë sezon dhe u detyruan të shkarkonin trajnerin e mëparshëm, Jocelyn Gourvennec.

Tani Lille do të kërkojë dhe një herë të ringrihet këtë sezon, me Fonsecan që është gati të marrë drejtimin e skuadrës.

49-vjeçari më parë ka qenë trajner i Romës, Shakhtar Donetskut, Bragës e Portos./Demokracia.com/