Drita ka zyrtarizuar edhe afrimin e dytë brenda ditës dhe të katërtin këtë afat kalimtar dimërorë.

Skuadra gjilanase ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Ensar Huruglica.

20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit defensivë te Drita vije nga skuadra zvicerane SC Kriens. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e grupmoshave te skuadra tjetër zvicerane Luzern.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Ensar Huruglica kthehet në qytetin e tij të lindjes

Ensari bashkohet me ne si një djalë i qytetit tonë me shumë potencial.

I rritur në Zvicër ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të Kriens, Ensari shquhet si një djalë me shumë potencial.

20 vjeqari është prezantuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje. /Ballkani.info