Ish-kampioni, Drita, ka bërë goditjen e radhës në këtë afat kalimtar.

Bardhekaltërit kanë arritur marrëveshje njëvjeçare me sulmuesin Marko Simonovski.

Simonovski së fundi ishte pjesë e Feronikelit.

Postimi i plotë në ‘facebook’ i gjilanasve:

“Simonovski zyrtarisht bardh e kaltër!

Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!

Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër.

Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit!

Simonovski luan në pozitën e qendër sulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat europiane për klubin tonë!

Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgaditjet që klubi po i bënë për ndeshjet e europës!