Zyrtare: Dembele e zgjat kontratën edhe për dy vjet me Barcelonën

Ousmane Dembele ka vazhduar kontratën me Barcelonën, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi francez me kontratën e re do të mbetet pjesë e “katalunasve” deri në qershor të vitit 2024.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit “Blaugrana” në rrjetet sociale përmes një video.

Kontrata e Dembeles me Barcelonën do të skadonte në këtë vit, por ajo tashmë është vazhduar edhe për dy vjet.

Kishte raportime se ai do të largohet nga klubi, por tashmë ka vendosur për qëndrimin e tij te gjiganti evropian./Demokracia.com/