Ish përfaqësuesi italian e ka lënë Romën pas një kohe të gjatë për ta bërë lëvizjen e parë në karrierë, duke iu bashkuar Boca Juniorsit.

Futbollisti italian ishte larguar javë më parë përfundimisht nga Roma, ndërsa tash i është bashkuat Boca Juniorsit.

36 vjeçari i ka bërë më shumë se 600 paraqitje me klubin nga Serie A në harkun e 19 vjetëve, duke u bërë lojtari i dytë me më së shumti ndeshje në kampionatin italian pas ish bashkëlojtarit të tij, Francesco Totti.

Ish përfaqësuesi italian ka nënshkruar kontratë afatshkurtër me gjigantin argjentinas, i cili i mposhti Parmën dhe ekipin nga MLS-amerikan LAFC për nënshkrimin e tij.

De Rossi është pritur si hero nga tifozët argjentinas.