ZYRTARE: De Ligt nënshkruan me Bayern Munichun

Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Matthijs de Ligt nga Juventusi.

Siç njoftohet nga Bayerni, De Ligt ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin pasi u bashkua nga Juventus në një marrëveshje me vlerë rreth 67 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë.

Gjigantët bavarez kanë qenë në bisedime me “Bianconerët” për disa javë, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi holandez iu bashkua Juventusit nga Ajax në korrik 2019 pasi përfundoi një lëvizje prej 85.5 milionë euro.

Gjatë tre viteve të tij në Torino, De Ligt bëri 117 paraqitje në të gjitha garat, duke ndihmuar skuadrën të fitonte një Scudetto, një Coppa Italia dhe një Supercoppa Italiana./Demokracia.com/