Joao Felixi është rikthyer te Chelsea, kësaj radhe jo si huazim.

Sulmuesi portugez përfundimisht ka ndarë rrugët aspak të lehta me Atletico Madridin.

Pas dy sezoneve i huazuar, një herë te Chelsea (2023), e më pas te Barcelona (2023/24), ai përfundimisht do të vesh fanellën e “Bluve” të Londrës.

Transferimi i tij po bëhet me kosto prej 46.3 milionë funtesh, teksa Felixi ka përfunduar testimet mjekësore.

24-vjeçari pritet të jetë nën direktivat e “bluve” për gjashtë vjetet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Sa ishte në Chelsea si huazim, Felixi shënoi 4 gola në 16 ndeshje./Ballkani.info