Zyrtare: Caktohet gjyqtari për finalen e Champions League

Mateu Lahoz do të ndajë drejtësinë në finalen mes Man City dhe Chelsea.

Edhe zyrtarisht është caktuar gjyqtari për finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Chelsea.

Gjytqari spanjoll, Mateu Lahoz, do të jetë ai që do të ndajë drejtësinë me 29 maj.

Asistentë do të jenë Pau Cebrián Devis, Roberto Díaz Pérez del Palomar (të dy Spanjoll).

Gjyqtar i katërt është caktuar Carlos del Cerro Grande, po ashtu nga Spanja, ashtu siç do të jetë edhe spanjoll gjyqtari që do të qëndrojë në dhomën e VAR, Alejandro José Hernández Hernández.

Alejandro José Hernández Hernández, gjyqtar ne dhomen e VAR

Derisa asistent në dhomën e VAR do të jenë Juan Martínez Munuera, Íñigo Prieto López de Cerain (të dy spanjoll, Pawel Gil (Poloni).

Për të arritur në finale, Man City e eliminoi PSG-në, derisa Chelsea Real Madridin.

Pep Guardiola e kërkon trofeun e parë të Champions League që prej largimit nga Barcelona, derisa Thomas Tuchel të parin në karrierë.