Trajneri
Zyrtare: Bylbyl Sokoli largohet nga FC Prishtina
Klubi i futbollit FC Prishtina e ka organizuar një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Trajneri i skuadrës, Bylbyl Sokoli është larguar nga klubi për arsye shëndetësore.
Sokoli e ka informuar kryesinë e klubit se për shkaqe shëndetësore dhe një intervenimi në gjurin e madje, duhet të tërhiqet nga klubi pasi i duhen dy muaj rehabilitim dhe nuk është në gjende ta ndihmojë skuadrën.
“Ka të bëjë me një intervenim në gju. Kjo është arsyeja kryesore e largimit. Do të vazhdojë me shërim”, ka thënë Bylbyl Sokoli para medieve, raporton Zëri.info.
Ai e morri drejtimin e skuadrës dy javë më parë duke e zëvendësuar Mirel Josën.
Sokoli nën drejtimin e Prishtinës e ka arritur një fitore dhe një humbje.