ZYRTARE: Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i Prishtinës

Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i ri i Prishtinës.

FC Prishtina ka vendosur që t’ia besojë detyrën e trajnerit, kosovar.

Sokoli edhe në edicionin 2014/2015 ka qenë trajner i Prishtinës. Ai e ka drejtuar skuadrën në 25 ndeshje duke i arritur 11-të fitore, nëntë barazime dhe pesë humbje.

“Timonieri” i njohur si “profa” në edicionin e kaluar e ka drejtuar Ferizajn me ç’rast ka bërë punë të shkëlqyeshme në këtë ekip duke i larguar ferizajasit nga zona e barazhit derisa kampionatin e mbylli në pozitën e pestë.

Kujtojmë se Prishtina të hënën e ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin nga Shqipëria, Mirel Josa pas dy viteve.

Prishtina në dy xhirot e para në Superligën e Kosovës në futboll ka arritur që ta tubojë një pikë duke barazuar me Flamurtarin me rezultat 1:1 në ndeshjen e parë ndërkohë që në takimin e dytë, pësoi humbje nga Feronikeli në udhëtim me shifrat 1:0.

loading…