Zyrtare: Busquets nënshkruan me Inter Miamin

Sergio Busquets karrierën do ta vazhdojë në MLS.

Mesfushori spanjoll ka kompletuar tashmë kalimin e tij te Inter Miami.

Klubi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zyrtarizuar marrëveshjen përmes një video të publikuar në faqen zyrtare.

Busquets te Inter Miami do të ri-bashkohet me Lionel Messin.

Detajet tjera të marrëveshjes pritet të zbulohen në vazhdim.