Zyrtare: Blendi Shkëmbi, trajner i ri i Ballkanit

Klubi nga Suhareka, Ballkani, sapo e ka zyrtarizuar Blendi Shkëmbin si trajner të ri pas shkarkimit të Ismet Munishit.

Njoftimi i plotë:

Mirësevjen Bledi Shkëmbi,

Të dashur tifoz,

Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi 🙏

Na priftë e mbara Suharekë 🙏